Pas incidenteve në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit ku në kontrollin ajror, Bekim Neziri së bashku me disa persona të tjerë sulmuan kontrollerët duke rrezikuar jetrat e qindra mijra qytetarëve nga vende të ndryshme të cilët ishin në mbi 15 aeroplanët që qarkullonin në ajër. Ky skandal kaloi në heshtje dhe nën mbrojtje nga kjo qeveri e korruptuar. Gjykata dha një vendim qesharak, ndërsa sot, pikërisht në ditën kur "kryeministri teknik" morri mandantin nga Presidenti, gjykata e liroi Bekim Nezirin, bashkëpartiakun e Talatit, kryetarin e degës së BDI-së, partisë së krimit dhe korrupsionit.
Ku mbetën zbardhjet e rasteve të montuara? Përse të fortit bëjn ligjin duke mos u gjykuar asnjëherë? A është kjo një nga marrëveshjes e kësaj qeverie në ikje?
Skandal pas skandali. Për çdo ditë. Qeveria e LSDMS-së dhe BDI-së po e dëshmon se qëllimin e vetëm e ka shpëtimin e kriminelëve, lulëzimin e korrupsionit, krimit, bixhozit e drogës dhe asesi nuk e ka për dert qytetarin e shtetin.